01/04/2020 01/04/2020   Të jesh i përulur do të thotë të pranosh se i meriton mëkatet, dhe të jesh i butë do të thotë të durosh padrejtësinë dhe të lutesh për armiqtë tënd. Një ndjenjë e thellë për varfërinë shpirtërore, shqetësim për ekzistencën e së keqes, etje për shpëtim – këto duhet të ekzistojnë në çdo shpirt...
01 Απριλίου, 2020 - 13:30

PËRULËSIA

Διαδώστε:
PËRULËSIA

 

Të jesh i përulur do të thotë të pranosh se i meriton mëkatet, dhe të jesh i butë do të thotë të durosh padrejtësinë dhe të lutesh për armiqtë tënd.
Një ndjenjë e thellë për varfërinë shpirtërore, shqetësim për ekzistencën e së keqes, etje për shpëtim – këto duhet të ekzistojnë në çdo shpirt të përulur dhe të ndershëm.
Ai që është i varfër në shpirt e konsideron veten të fundit, mëkatarin më të madh, dhe e quan si të drejtë të merret nëpër këmbë nga të gjithë.
Varfëria shpirtërore konsiston në vlerësimin e vetes si jo ekzistues dhe vetëm Perëndinë si ekzistues; në vlerësimin e fjalëve të Tij mbi çdo gjë tjetër në botë, dhe duke mos kursyer asgjë për t’i përmbushur ato, madje as jetën.
Njeriu që është i varfër në shpirt dëshiron dhe thotë me gjithë shpirtin e tij “u shenjtëroftë emri yt, ardhtë mbretëria jote, u bëftë dëshira jote si në qiell ashtu dhe mbi dhe”. Kudo dhe në çdo gjë ai dëshiron të shoh Perëndinë në veten e tij dhe tek të tjerët. “U bëftë vullneti yt jo imi”. Ai dëshiron të sodisë shenjtërinë e Perëndisë dhe Mbretërinë e Tij, dhe gjithashtu vullnetin e Tij; gjithashtu dëshiron ta shohë Atë siç Ai është, i tërë mëshirshëm, i gjithë përsosur, Krijues i gjithçkaje.
Ai që është i varfër në shpirt nuk guxon të provojë, as nuk e mendon të provojë, të shpreh me fjalë misteret e Perëndisë, të filozofojë në të lartat; ai beson në fjalën e Zotit Jetëdhënës, duke ditur se çdo fjalë e Tij është e vërtetë, frymë, dhe jetë e pasosur; dhe në ato çfarë thotë Kisha e Shenjtë, e mësuar nga Shpirti i Shenjtë, ai beson ashtu si fëmija beson atin dhe nënën e tij, duke mos kërkuar prova, por duke u besuar pa asnjë mëdyshje.
Për atë që është i varfër në shpirt e tërë bota duket si një hiç. Kudo ai sheh vetëm Perëndinë që i dhuron jetë gjithçkaje; për atë nuk ka vend pa Perëndinë, asnjë moment pa Perëndinë; kudo në çdo çast,
Ai është me Perëndinë thuajse vetëm me Të.
Në qoftë se dëshironi të jeni realisht të përulur, atëherë konsiderojeni veten më ulët se të gjithë, që meritoni të nëpërkëmbeni nga të tjerët; sepse ju vet, çdo ditë, çdo orë, nëpërkëmbni ligjin e Zotit, dhe si pasojë dhe vet Zotin.
Mirëprisni cilindo i cili vjen tek ju me një pamje të bukur dhe të gëzueshme, megjithëse ai ose ajo mund të jetë një lypsar, dhe përuleni vetëm përpara gjithkujt, numërojeni veten më ulët se të gjithë, sepse ju jeni thirrur nga Vet Krishti për të qenë shërbëtori i të gjithëve, dhe të gjithë janë gjymtyrët e Tij, megjithëse – ashtu si ju – ata mbartin plagët e mëkatit.
Të jesh i butë, i përulur dhe i sjellshëm me të gjithë, madje dhe me armiqtë, të jesh i thjeshtë, i ndershëm i kënaqur me jetën, të jesh bujar dhe që të dëshirosh gjithë të mirat për këdo – këto janë gjëra që na bashkojnë ne me Perëndinë, Burimin e jetës, dhe me njerëzit e tjerë nëpërmjet dashurisë sonë për ta.
Ju duhet të jeni të përulur, të butë dhe të duruar; duke mbajtur në mend se jemi baltë, pluhur, asgjë, se jemi të papastër; dhe se çdo gjë të mirë që kemi është prej Perëndisë, që jeta jonë, frymëmarrja dhe çdo gjë që ne zotërojmë janë dhuratat e Perëndisë; që për mëkatet tona ne duhet të shlyejmë bekimin e ardhshëm në Parajsë nëpërmjet durimit të madh dhe vuajtjeve të cilat janë të pashmangshme në këtë botë të papërsosur dhe të udhëhequr nga mëkati.
Nëse ju realisht dëshironi të jeni të përulur, atëherë mirëprisni fyerjet dhe persekutimet ndaj jush, ashtu si një i uritur mezi pret të gjej ushqim.
Kur ju keni ngacmim dhe çrregullim në zemër kur ju kanë përgojuar, tregon se krenaria është brenda jush, dhe që ajo duhet të nxirret jashtë me anë të çnderimit të jashtëm. Prandaj mos u irritoni nga përbuzja, dhe mos urreni ata që ju përçmojnë, por duajini ata si mjekët tuaj të cilët Perëndia i ka dërguar t’u mësojë ju përulësinë dhe t’i luteni Perëndisë për ta. Falënderojeni Zotin për turpërimin e jashtëm; atë të cilët durojnë turpin dhe përbuzjen në këtë botë nuk do ta vuajnë më atë në botën tjetër.
Në qoftë se përballeni me mospërfillje, ose me përbuzje, nga të huajt, mos u lëndoni, as mos iu kundërvihuni, por thuaj me vete, unë e meritoj këtë. Lavdi ty o Zot, që më ke dhuruar mua, që jam i padenjë, të pranoj përbuzje nga njerëz të ngjashëm si unë.
Kur dikush nga mirësia iu lavdëron ju tek të tjerët, dhe ata iu vënë në dijeni për këtë, mos e merrni këtë si një vlerësim për shkakun tuaj, por atribuojani mirësisë së shpirtit të personit i cili foli për ju në këtë mënyrë dhe lutuni për të që Perëndia ta forcojë në mirësinë e shpirtit të tij dhe në çdo virtyt; por pranoni se ju jeni më i madhi i mëkatarëve, jo nga përulësia, por me çiltërsi, vërtet, duke e ditur se ju bëni vepra të këqija.
Kur ju vinë mendime prej vetëvlerësimit ose vetëkënaqjes, kujtojini vetes se jeni një hiç, dhe ajo që është e mirë brenda jush kryhet nga hiri i Perëndisë. Kur t’ju vijnë mendime për të përbuzur të afërmin tuaj, ejani në vete, kujtoni që njeriu është vepër e duarve të Perëndisë dhe kjo “ishte shumë e mirë”.

Shën Joani i Kroshtadit
Radio “Ngjallja”/facebook

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων