E enjte, 29 korrik 2021 – Shenjtori i ditës. Dëshmor Kaliniku. Dëshmore Beatris e 2 vëllezërit. Dëshmore Theodhota e 3 fëmijët e saj. – Dëshmor Kaliniku – Martiri i shenjtë i Krishtit, Kaliniku, ishte me origjinë nga Kilikia. Ishte bujar dhe me besim të fortë, të mbjellë që në fëmijëri.Vraponte nëpër krahina e fshatra për…
Sapo mësoi lajmin e fjetjes më Zotin të Mitropolitit të Kinsashës në Kongo, z. Niqifor, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Anastasi, i prekur thellë, kreu një Trisai dhe, duke iu referuar njohjes personale dhe kontributit të Mitropolitit të ndjerë për Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, u shpreh: Me dhimbje të thellë mësuam…
Mendohu pra, se sa e nevojshme është dashuria e krishterë për njeriun që bën jetë shoqërore, si për veten e tij, ashtu edhe për të tjerët, me të cilët bashkëjeton. Me të vërtetë, njeriu i edukuar me doktrinën hyjnore mund të bëhet një mjek i vërtetë shpirtrash me anën e këshillave që do t’u japë…
E mërkurë, 28 korrik 2021 – Shenjtori i ditës. DITË KRESHME Apostujt e dhjakonët Prohori, Nikanori, Timoni, Parmenai nga të 70 -t. – Apostujt e dhjakonët Prohori, Nikanori, Timoni, Parmenai nga të 70 -t – Prej të shtatëdhjetë apostujve (4 janar). Për arsye anomalie gjatë “agapeve (dashurive)” domethënë darkave të përbashkëta të Kishës së parë,…
A dëshiron ta bësh të pasur djalin tënd? Edukoje sipas doktrinës së Zotit. Se i pasur është, jo ai që fiton para dhe që s’ndien të ngopur me këto, po përkundrazi ai që di të jetojë i kënaqur dhe me pak. Apo ke dëshirë ta bësh të ditur e të lavdëruar? Dije mirë se dituria…
E martë, 27 korrik 2021 – Leximet biblike. APOSTULLI – 2 Timotheut 2:1-10. Ti pra, biri im, forcohu në hirin që është në Krishtin Jisu; edhe sa dëgjove prej meje me shumë dëshmitarë, jepua njerëzve besimtarë, të cilët do të jenë të zotë të mësojnë edhe të tjerë. Ti pra vuaj si ushtar i mirë…
E martë 27 korrik 2021 – Shenjtori i ditës. Dëshmor i madh Pandeleimoni. Oshënarët Angjelari, Gorazdi, Sava, Klimi etj. – Dëshmor i madh Pandeleimoni – U ushtrua rreth vitit 305 në vendlindjen e tij, Nikomedia, në bregdetin aziatik të Propondidës. Pandeleimon, siç quhej, ishte një mjek i dalluar, fryt i idhujtarit Efstorgi dhe e shën…
E hënë, 26 korrik 2021 – Shenjtori i ditës. Oshënare dëshmore Parashqevia / E Premtja. Hierodëshmorët Hermolau, Hermipi. – Oshënare dëshmore Parashqevia / E Premtja – Prindërit e saj të krishterë, Agathoni dhe Politia, jetonin në periferi të Romës në kohën e Adrianit (117-138). Duke qenë pa fëmijë më parë, e pritën si shpërblim të…
Është e fortë dallga dhe të shumta janë valët që po na rrethojnë e që na turren. Po s’kemi fare frikë, se mos mbytemi; sepse qëndrojmë mbi një shkëmb që nuk thërrmohet dhe që nuk epet kurrë. Me tërbim të patreguar vërsulet e lëshohet deti; po këtë shkëmb as ka mundur, as do të mundë…