ORTHODOXIA REAL TIME NEWS FEED:
Select Language
MENU
PERSONAL NEWS ALARM ΕΓΓΡΑΦΗ
28.08.2020 | 11:18
Ezekia i Drejtë, mbret. Oshënar Moisi Etiopiani. Dëshmorët Diomidi e Laurenti

E premte, 28 gusht 2020 – Shenjtori i ditës. DITË KRESHME Ezekia i Drejtë, mbret. Oshënar Moisi Etiopiani. Dëshmorët Diomidi e Laurenti. – Ezekia i Drejtë, mbret. – Ezekia, biri i Ahazit, u bë mbret i Judës në moshën 25-vjeçare (716-687). Në kundërshtim me të atin, që ishte dhënë pas idhujtarisë, për shkak të besimit…

27.08.2020 | 14:54
E ndërtuar dy shekuj më parë, në #vitin_1782, kisha katedrale e Shën Gjergjit, pas urës me harqe të Gjanicës, ishte objekti më i vjetër historik i Fierit.

Shikoni se çfarë ka mbetur në Muzeun Historik të qytetit nga Kisha historike dhe me e bukura e Myzeqese, kisha e Shën Gjergjit e Fierit, shkatërruar në vitin 1967. E ndërtuar dy shekuj më parë, në #vitin_1782, kisha katedrale e Shën Gjergjit, pas urës me harqe të Gjanicës, ishte objekti më i vjetër historik i…

27.08.2020 | 14:47
“Shërbesa e klerikëve të Kishës sonë”

Emisioni radiofonik “Shërbesa e klerikëve të Kishës sonë” me autor Atë Grigor Pelushi, vjen me një format televiziv në intervistë me priftin famulltar të qytezës së Voskopojës, At Thoma Samarai, shoqëruar më pamje nga kishat e famshme të Voskopojës PRODHIM I RADIO NGJALLJA realizimi audio-viziv dhe montazhi: Aleksandër Dimroçi dron: Kejdi Uruçi Muzika e introve:…

27.08.2020 | 14:40
Të njohim besimin e krishterë orthodhoks

Pjesa I: ZBULESA 2/2 … Jisui i mësoi njerëzit, jo vetëm me fjalët e tij, por gjithashtu, me veprat e tij; dhe për më tepër me vetë personin e tij. Ai thotë, se Ai është e Vërteta (Joani 14:6) dhe Drita (Joani 8:12). Ai e tregon veten e tij, jo vetëm që flet fjalët e…

27.08.2020 | 14:36
Oshënar Pimeni. Dëshmor Fanuri. Anthusa e re. Omologjet Osio i Kordovës

E enjte, 27 gusht 2020 – Shenjtori i ditës. Oshënar Pimeni. Dëshmor Fanuri. Anthusa e re. Omologjet Osio i Kordovës. – Oshënar Pimeni. – Shën Pimeni ishte me origjinë nga Egjipti. Kur ishte 15 vjeç shkoi pranë vëllezërve të tij që asketizonin në shkretëtirën e Skitës. Kur Pimeni ishte ende djalë i ri, shkoi të…

26.08.2020 | 11:40
Shën Kozmai i Kolkondasit (1714-1779) – Dokumentar me rastin e 300 vjetorit të lindjes së shenjtorit dhe 200 vjetorit të ndërtimit të manastirit.

Shën Kozmai i Kolkondasit (1714-1779) – Dokumentar me rastin e 300 vjetorit të lindjes së shenjtorit dhe 200 vjetorit të ndërtimit të manastirit. (Gusht 2014) Teksti përkthyer nga: Kristofor Kisi, Kryepeshkop i Shqipërisë. Mundësuar nga: Mitropolia e Hirshme e Beratit, Vlorës dhe Kaninës.    radiongjallja.org

26.08.2020 | 11:26
Dëshmorët Adriani dhe Natalia

E mërkurë, 26 gusht 2020 – Shenjtori i ditës. DITË KRESHME Dëshmorët Adriani dhe Natalia. Oshënar Joasafi, princ në Indi. Oshënar Ivistioni. – Dëshmorët Adriani dhe Natalia – Ishin një çift bashkëshortësh që banonin në Nikomedi të brigjeve aziatike të Propontidës, në kohën e Maksimianit (286-305). Gjatë përndjekjeve njerëzit e perandorit zbuluan të fshehur nëpër…

26.08.2020 | 11:24
Dhimbja e Patrikut Bartolomeu për shndërrimin e Shën Sofisë dhe Kishës së Choras në xhami

Turqi: Patriku Bartolomeu është tejet i shqetësuar për shndërrimin e Shën Sofisë dhe të Kishës së Chora-s, në xhami: “U plagosëm – pohon – lutemi që Zoti t’ua shndrisë zemrat atyre, që përgjigjen për këto shndërrime”. Dhimbje të thellë shpreh Patriku Ekumenik Bartolomeu I për shndërrimin në xhami të një stolie të trashëgimisë kristiane bizantine…

26.08.2020 | 11:23
Leximet biblike

E mërkurë, 26 gusht 2020 – Leximet biblike DITË KRESHME APOSTULLI – 2 Korinthianëve 6:11-16. Goja jonë u hap për ju, o Korinthianë, zemra jonë u zgjerua. Nuk jeni në ngushtim në ne, por jeni në ngushtim përbrenda jush. Dhe për të na e shpërblyer, ju flas si bijve, bëhuni edhe ju të gjerë. Mos…

Τα σημαντικότερα νέα