01/12/2022 01/12/2022 E enjte, 1 dhjetor 2022 – Shenjtori i ditës. Profeti Naum. Oshënar Filaret Përdëllimtari. Theokliti i Lakedhemonisë, çudibërësi. Eligiusi i Nojonit. JEMI NË KRESHMËN E KRISHTLINDJES (15 NËNTOR – 25 DHJETOR) – PROFETI NAUM – Profeti i shenjtë Naum ishte me origjinë nga Elkoshi i Galilesë dhe i përkiste fisit të Simeonit. Ai jetoi në...
01 Δεκεμβρίου, 2022 - 15:55
Τελευταία ενημέρωση: 01/12/2022 - 15:58

Profeti Naum. Oshënar Filaret Përdëllimtari. Theokliti i Lakedhemonisë, çudibërësi. Eligiusi i Nojonit.

Διαδώστε:
Profeti Naum. Oshënar Filaret Përdëllimtari. Theokliti i Lakedhemonisë, çudibërësi. Eligiusi i Nojonit.

E enjte, 1 dhjetor 2022 – Shenjtori i ditës.

Profeti Naum. Oshënar Filaret Përdëllimtari. Theokliti i Lakedhemonisë, çudibërësi. Eligiusi i Nojonit.
JEMI NË KRESHMËN E KRISHTLINDJES
(15 NËNTOR – 25 DHJETOR)

– PROFETI NAUM –
Profeti i shenjtë Naum ishte me origjinë nga Elkoshi i Galilesë dhe i përkiste fisit të Simeonit. Ai jetoi në shekullin e 7-të para Krishtit dhe paratha shkatërrimin e Ninevisë, e cila ishte edhe kryeqyteti i Mbretërisë së Asirisë. Kjo gjë ndodhi në vitin 612 para Krishtit, nga mbreti i medëve. Gjithashtu ai profetizoi edhe restaurimin e mbretërisë së Judesë. Naumi është i shtati nga profetët e vegjël dhe në librin e tij të shkurtër ai përshkruan me ngjyra të gjalla derdhjen e zemërimit të Perëndisë mbi armiqtë dhe mbi popullin e Tij: “Rruga e Tij është në vorbullën e erës dhe në stuhi dhe retë janë pluhuri i këmbëve të tij… Malet dridhen përpara tij, kodrat shkrihen; toka ngrihet në këmbë përpara tij, bota dhe gjithë sa banojnë në të”.
Por profeti shpall edhe mirësinë e Perëndisë, të mbushur plot me dashuri, për të zgjedhurit e tij: “Zoti është i mirë, streha e fortë në ditët e shtrëngimit dhe Ai i njeh ata që kanë besim tek Ai”. Së largu, ai shikon Krishtin, i Cili do të sjellë paqen e përjetshme për njerëzit e Perëndisë: Ja në male janë këmbët e atij që sjell lajmin e mirë, që shpall paqen”.
Emri Naum, do të thotë “ngushëllim” ose “prehje”, në vetvete ishte profetik në lidhje me mëshirën e Perëndisë. Pasi dha dëshminë e tij, profeti i shenjtë fjeti në paqe dhe u varros në dheun e të parëve të tij.
* * * * *

– OSHËNAR FILARET PËRDËLLIMTARI –
Gjatë mbretërimit të perandoreshës Irini, nëna e perandorit të ri Konstandin VI (780-90) jetonte në qytetin e Amnias të Paflagonisë, një zotëri i pasur, pronar tokash, që quhej Filaret. Perëndia i kishte dhuruar shumë të mira dhe pasuri të çdo lloji me bollëk: fusha, kopshte, vreshta dhe kope, që i kullosnin dhe kujdeseshin një numër i madh shërbëtorësh. Ai ishte i madh në moshë e jetonte i lumtur, i rrethuar nga një familje e madhe në numër, që nuk kishte shqetësim tjetër, përveçse t’i pëlqente Perëndisë duke i vënë pasuritë e tij në shërbim të të afërmit.
Mik i virtytit, siç e tregon edhe vetë emri i tij, Filareti kishte një dashuri të madhe për vëllezërit e tij, të afërm ose të largët, të njohur ose të panjohur, saqë nuk duronte të shikonte ndonjë prej tyre në nevojë. Ai shpërndante pasuri, pa llogaritur, te të gjithë nevojtarët që vinin tek ai, dhe ashtu si Abrahami, priste çdo të huaj, të cilin e kishte për nder t’i ofronte mikpritjen. Zoti i shfaqte dashamirësinë e tij duke bërë që pasuritë e tij të ishin të bollshme, në atë masë që ai ose shërbëtorët e tij t’i ndanin te të varfrit.
Por, për shkak të smirës së djallit dhe lejes së Perëndisë, që la Filaretin të provohej me një mënyrë të ngjashme me atë të Jovit të drejtë, hajdutët erdhën dhe ia vodhën pasuritë dhe pastaj një sërë fatkeqësish ranë mbi të, saqë i mbeti vetëm një copëz tokë, një çift qesh, një gomar, një kalë, një lopë e viçi i saj dhe disa pula. Me gjithë këtë dështim të shpejtë, njeriu i Perëndisë nuk nxori asnjë ankesë nga goja e tij, por, përkundrazi, ai gëzohej duke i dhënë lavdi Perëndisë që e kishte shpëtuar nga barra e pasurive, duke kujtuar fjalët e Zotit: “Më kollaj është të shkojë gamilja nëpër vrimën e gjilpërës, sesa të hyjë i pasuri në mbretërinë e Perëndisë” (Mt. 19:24).
I detyruar tashmë të punonte vetë për të ushqyer familjen, një ditë, ndërsa po shkonte në fushë, takoi një fshatar të varfër, i cili vajtonte për kaun e tij, që sapo kishte ngordhur. Duke harruar hallin e tij, pasi e dëgjoi me dhembshuri, ai i bëri dhuratë fshatarit një prej qeve të tij dhe, disa ditë më pas, edhe të dytin, duke privuar veten nga të korrat e pakta që mund t’i sillte punimi i tokës së tij. Gruaja e Filaretit dhe fëmijët, kur mësuan për këtë vepër të tij bamirëse, qanë hidhur dhe e qortuan që i kishte braktisur kështu në një vdekje të sigurt nga uria. Por ai, nxënësi trim i Krishtit, i mbushur me shpresë në Përkujdesjen e Perëndisë dhe me besim në fjalët e Zotit: “Mos u mendoni për jetën tuaj, ç’të hani a ç’të pini; as për trupin tuaj ç’të vishni… kërkoni më parë mbretërinë e Perëndisë dhe drejtësinë e tij; dhe këto të gjitha do t’u shtohen juve” (Matth. 6:24-33), i këshilloi të kishin durim dhe u premtoi se do të zbulonte një thesar, që e mbante të fshehtë prej kohësh.
Pak më vonë, kur takoi një ushtarak që kishte humbur kalin, ai i dha të tijin, me të njëjtën mospërkujdesje për nevojat e së nesërmes. Ai vazhdonte të ndante edhe ato pak të mira që kishin mbetur, njësoj si në kohën kur kishte qenë i pasur. Dhuroi gjithashtu edhe lopën me gjithë viç, madje edhe gomarin ia dhuroi një më të varfri se vetja, bashkë me një barrë grurë që e kishte marrë hua nga larg. I privuar nga çdo lloj pasurie, madje edhe nga buka e përditshme, një ditë ai mori ndihmë nga disa miq të pasur. Ua ndau në pjesë anëtarëve të familjes së tij, që të kishin mundësi të hanin për njëfarë kohe, por të tijën ua ndau të varfërve që ishin të shumtë në atë kohë zie buke. Pasi dha kështu tërë mjaltin nga bletët e tij, ai ia fali dhe rrobën që vishte një lypësi të varfër, që i erdhi për t’i kërkuar ushqim.
Duke mos pasur asnjë të mirë materiale, i vdekur për botën, i privuar nga çdo lloj ngushëllimi njerëzor, Filareti ia besoi jetën e tij mëshirës së Perëndisë dhe Ai i tregoi se nuk e kishte braktisur. Mësuesi personal i perandorit të ri dërgoi në këtë kohë në të gjithë perandorinë përfaqësues për të mbledhur vajzat e reja, të bukura dhe të shquara, për të gjetur midis tyre gruan e ardhshme të perandorit.
Kur mbërritën në Amnia, të dërguarit e perandorit u pritën në shtëpinë e Filaretit, që u ofroi mikpritje të njëjtë me atë patriarkut të madh dhe atit të besimtarëve, Abrahamit. Në të vërtetë, me gjithë vështirësitë e mëdha, ai kishte ruajtur shtëpinë e tij luksoze dhe banorët e qytetit kishin sjellë me këtë rast produktet e tyre më të mira për të mikpritur siç duhej miqtë e lartë, kur ai nuk kishte as bukën e përditshme në shtëpi. Kur të dërguarit panë fisnikërinë e virtytit të plakut, u bëri shumë përshtypje dhe i kërkuan të paraqiste përpara tyre familjen e tij dhe zgjodhën midis tyre Marinë dhe Maranthinë, për t’i çuar në oborrin perandorak.
Kur ato u paraqitën te perandori, bukuria e tyre shpirtërore, që kishte formuar ati i tyre Filareti me anë të jetës së virtytshme, dhe hijeshia fizike që i shkonte për shtat shpirtit të tyre fisnik, bënë që ato të fitonin mbi pretendentet e tjera. Konstandini VI mori për grua Marinë, ndërsa të motrën, Maranthinë, ia dha për bashkëshorte njërit prej përfaqësuesve më të shquar të oborrit perandorak. Filaretin e ftoi të shkonte në oborr pranë tij, e mbuloi me ndere dhe me pasuri më të mëdha se ato që kishte më parë.
Shenjtori nuk u deh nga ky bollëk i ri të mirash. Ai përgatiti një drekë të pasur dhe ftoi të varfrit, pleqtë dhe të sëmurët e kryeqytetit. Tërë kohën e kalonte duke shkuar rrugë më rrugë në shoqërinë e një shërbëtori që mbante tri çanta me para; çanta e parë ishte e mbushur me monedha ari, e dyta me monedha argjendi dhe e treta me monedha bakri. Sa herë që ndonjë i varfër vinte tek ai, fuste dorën rastësisht në njërën prej tri çantave, duke u dhënë lëmoshë si të denjëve, ashtu edhe të padenjëve. Nuk i maste dhuratat sipas gjykimit të tij, por mjaftohej të ishte vetë një instrument i mëshirës së Perëndisë, që njeh nevojat e gjithsecilit.
Filaretin e ngritën në rangun e konsullit dhe pas kësaj parashikoi ardhjen e vdekjes së tij. Ai mblodhi familjen e tij të madhe pranë shtratit, ashtu siç bëri patriarku Jakov kur do të largohej nga kjo botë (Gjen. 49) dhe i porositi të ndanin me gëzim te të varfrit pjesën që kishte mbetur nga pasuria e tij, duke thënë këto fjalë: “Bijtë e mi, mos harroni mikpritjen, vizitoni ata që janë të sëmurë ose në burgje, kujdesuni për vejushat dhe jetimët, bëni varrimin e atyre që vdesin në varfëri, mos neglizhoni frekuentimin në kishë, mos dëshironi të mirat e tjetrit, mos flisni keq për asnjë njeri dhe mos u gëzoni për fatkeqësitë që u ndodhin armiqve tuaj, veproni siç më keni parë mua të sillem gjatë gjithë jetës, që Perëndia t’ju ruajë nën mbrojtjen e tij”. Pastaj, me fytyrën që i shkëlqente nga drita dhe gëzimi, ai dha shpirtin e tij te Perëndia, në çastin që po shqiptonte: “U bëftë dëshira Jote, si në qiell ashtu edhe mbi dhé”.

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων