07/04/2021 07/04/2021 Koment nga Isaia. 25:1-9 Ky kapitull përmban një himn lavdërues triumfal, me të cilin Isaia himnon Zotin për të gjithë gjërat mrekulluese, që ka bërë për popullin e Tij, si dhe për: ”mbizotërimin madhështor dhe të lavdishëm të Sionit të ardhshëm”, dmth të Kishës. (PNT 278). Ky himn mund të ndahet në katër strofa :...
07 Απριλίου, 2021 - 18:58
Τελευταία ενημέρωση: 07/04/2021 - 19:00

“Perëndia forcon, ngushëllon dhe fuqizon të dobëtit dhe ata që nuk kanë ndihmë, ata të cilët nuk kanë mbështetje njerëzore, por që shpresojnë në Perëndinë”!

Διαδώστε:
“Perëndia forcon, ngushëllon dhe fuqizon të dobëtit dhe ata që nuk kanë ndihmë, ata të cilët nuk kanë mbështetje njerëzore, por që shpresojnë në Perëndinë”!

Koment nga Isaia. 25:1-9
Ky kapitull përmban një himn lavdërues triumfal, me të cilin Isaia himnon Zotin për të gjithë gjërat mrekulluese, që ka bërë për popullin e Tij, si dhe për: ”mbizotërimin madhështor dhe të lavdishëm të Sionit të ardhshëm”, dmth të Kishës. (PNT 278). Ky himn mund të ndahet në katër strofa : 1-2, 3-5, 6-8, 9-12. Në vend që të flas, për gjërat që do të ndodhin në të ardhmen nëpërmjet Kishës, lavdinë e së cilës parapa mrekullisht, “I referohet ngjarjeve të epokës së tij, siç është rënia e disa qyteteve dhe vendeve idhujtare, të cilat janë tipe të rënies së fuqive të të ligut.” (IG.189). I drejtohet Perëndisë me një mënyrë të ngrohtë, personale dhe familjare. E thërret: “O Zot, ti je Perëndia im” dhe e lavdëron për “gjërat e mrekullueshme”, që bëri për të realizuar “dëshirën e hershme”, që ishte shpëtimi i njerëzimit nëpërmjet Kishës së Tij.
“Dëshira e hershme” ishte shpëtimi parashekullor, i vendosur dhe i planifikuar i shpëtimit të botës nga Perëndia. Këtë kupton dhe himnografi i hirshëm i Kishës sonë kur psal: “ Misteri i fshehur prej jete dhe i panjohur ndër engjëjt, u shfaq ndër të dheshmit me anën tënde o Hyjlindëse…”. (Shih Rom. 14:24). Ngaqë flet për ngjarje, që do të ndodhin në të ardhmen, Isaia shton me pasion: “ U bëftë o Zot” (varg. 1).
Në vazhdimësi referon fjalën pse lavdëron Perëndinë. Në fillim paraqet rënien e mëkatarëve. Ngjason shkatërrimin e tyre me rënien e qyteteve të fortifikuara, themelet e të cilëve ishin shumë të fuqishëm. Por, pavarësisht kësaj, do të bien dhe nuk do të ndërtohen më kurrë. Është për tu çuditur, se Babilonia e lashtë, e pasura dhe e fuqishmja, “tip i fronit të antikrishtit” (PNT 279) dhe simbol i fuqive kozmike kundër Perëndisë, u shkatërrua dhe mbetet e shkretë deri më sot.
Por fjala është e përgjithshme. Nuk i referohet vetëm rënies të një qyteti të caktuar, por të të gjithë fuqive të pabesa të botës. Me këtë profeti thotë: Të lavdëroj o Zot, ”që shkatërrove gjërat njerëzore e të përkohshmet dhe forcove qytetin tënd”.(vrg.2).
Gjithashtu të lavdëron, shton në himnin e tij profeti, dhe “populli i varfër dhe banorët e qyteteve që iu janë bërë padrejtësi. Të lavdërojnë, sepse shpëtuan me bërjen njëri të Birit Tënd ata, të cilët deri në atë kohë ishin të varfër dhe të padrejtësuar dhe trashëguan Tokën e vërtetë të premtimit, d.m.th. Mbretërinë e qiejve. “Të varfër” konsiderohen idhujtarët, sepse nuk kishin pasuritë Shpirtërore të Zotit, të cilat i shijonin judenjtë përpara Krishtit. Por që kur u kthyen te Krishti, u bënë edhe ata pjesëmarrës të dhuratave të pasura, që dhuron Perëndia në botë nëpërmjet Kishës së Tij, të cilat janë pakrahasimisht më të larta se të vjetrat. (Shih dhe Mt. 13:17, Lk. 11:31-32,1Pet. 1:12). Tashmë gjithë njerëzit, judenjtë dhe idhujtarët, të cilët deri atëherë shtypeshin nga të fuqishmit e tokës, njerëz dhe demonë, përderisa besojnë dhe bëhen gjymtyrë të Kishës, bëhen trashëgimtarë të të mirave të përjetshme, shekullore dhe të pashprehura të Mbretërisë së Zotit. (Shih dhe Rom. 8:17, Efes.1:18, Heb. 9:15, Jak.2:5)(vrg.3).
Himnojnë dhe lavdërojnë Perëndinë, shton Profeti, sepse u bë “ndihmës” “mburojë” dhe “frymë për të padrejtët” (frymëzues dhe inkurajues për të padrejtësuarit), për njerëzit që vuanin. “Ashtu si, përul dhe turpëron Perëndia të fuqishmit krenarë …, kështu edhe forcon, ngushëllon dhe fuqizon të dobëtit dhe ata që nuk kanë ndihmë, ata të cilët nuk kanë mbështetje njerëzore, por që shpresojnë në Perëndinë”! (PNT. 280 vrg 4)(shih Eksd. 15:2).
Por, derisa të na ndihmosh, o Zot, jemi si qytetet e rrethuara, shton Profeti hyjnxitës. Rrethimi i të pabesëve po na privon edhe ujin dhe ne po humbasim shpresën, arritëm në prag të vdekjes nga laku i armikut që po na shtrëngon, te i cili na dorëzove për edukim dhe dënim. (vrg 5). Sipas Kirilit të Aleksandrisë (P.G. 70,560) kuptohen këtu qeveritarët e Izraelit, Shkruesit dhe Farisenjtë, të cilët shtypnin popullin me shpjegimet e ligjit që mësonin, të cilët kishin “çelësat e dijes“. Nënkuptohen gjithashtu “demonët e pamend”, të cilët me sulmet e vazhdueshme kundër njerëzve dhe me nxitjen e vazhdueshme të tyre drejtë jetës së mëkatit e ngushtonin gjithnjë e më tepër lakun rëndë të mëkatit” (Kanoni i Madh). Por mund të kuptoj ky varg dhe armiqtë e ndryshëm, Asirianët, Babilonasit, Romakë etj, të cilët lejoi zoti, Rregulluesi i Historisë të sprovojë Izraelitët për edukimin e tyre dhe kthimin me pendim afër Tij.
Strofa e tretë e këngës (vrg. 6-8) përmban, theksojnë disa shpjegues, printimin tashmë të gëzueshëm dhe shpresëdhënës të Perëndisë, krijimin Kishës dhe mundjen e vdekjes.
Në “këtë mal”, thotë Profeti, që kupton kodrën Sion, do të bëjë Zoti i Gjithëpushtetshëm i Fuqive një gosti, që të dëfrejnë në të të gjithë kombet. Madje thekson më tepër, i frymëzuari Isaia, ngazëllimin e ardhshëm me fjalë të përsëritura : “gjellë të shijshme, verëra të vjetra’’. Nënvizon të vërtetën se do të marrin pjesë në banket të gjithë kombet, sepse e thotë dy herë. Madje një herë e thekson si një urim te tijin: “Do t’u përgatis tërë popujve mbi këtë mal”. Domethënë, Isaia shikon me sytë e tij profetik se nuk do të jenë vetëm Judenjtë që do të marrin pjesë në këtë banket ngazëllues dhe e aprovon këtë me gjithë shpirt.
Fjala është mesianike, i referohet epokës së Mesias dhe konkretisht Kishës, e cila nëpërmjet zbritjes së Shpirtit të Shenjtë ne ditën e Pentikostisë, “në sallën e sipërme”, filloi zyrtarisht dhe haptazi veprimtarinë e saj në Botë. Përfshiu ne gjirin e saj judenjtë dhe idhujtarët dhe i bëri të gjithë pjesëmarrës të dhuratave të pasura dhe ngazëlluese të Shpirtit. (Shih dhe Ef.2:11- 18).
Vargu 8 i referohet fitores së Zotit mbi vdekjen. Në këtë pikë të himnit, profeti i perëndishëm, thekson se është mundur vdekja e racës njerëzore që mbizotëronte nëpërmjet mëkatit, me të cilin njerëzit u mashtruan nga Djalli. Por, përfundimisht do të dërrmohet përgjithmonë pushteti i Tij nëpërmjet veprës së Mesias. Vdekja ishte “një keqdashëse” e racës njerëzore, sepse erdhi nga “shkelja” e urdhëresës së Perëndisë prej njeriut. (Kirili 564). Me ngjalljen e Jisu Krishtit na u dha mundësia që të hyjmë në vendin e pavdekësisë, “në vendin e të gjallëve”, “atje ku nuk ka as dhimbje, as psherëtimë, por vetëm jetë të pa mbarur”. (Shih dhe Zb. 21:4).
Përveç këtij kuptimi të thellë shpirtëror të kësaj profecie ky varg mund të konsiderohet se i referohet edhe ringritjes së kombit të Judenjve pas çlirimit nga skllavëria e gjatë e Babilonasve, kur “do të kthehet vajtimi kombit në gëzim”(PNT 282). Të gjithë ata që do të çlirohen nga shtypja njerëzore dhe demoniake, vazhdon Profeti, do të thonë në ditën e “ardhje së Mesias dhe të vendosjes së ekonomisë së re nëpërmjet shpëtimit të besimit”(PNT 282): Duruam në hidhërimet dhe ja, Perëndia, të cilin shpresonim na çliroi dhe na dhuroi gëzim dhe ngazëllim. Kjo do të jetë pas Ardhjes së Dytë të Zotit si një shpërblim për të gjithë ata që u munduan në jetën e tyre të përkohshme për besimin te Ai dhe duruan pa u ankuar mundimet e shumta, tundimet dhe hidhërimet (vrg. 9).

 

— facebook.com/MitropoliaFier

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων