19/03/2021 19/03/2021 “Ejani të rregullojmë jetën tonë në dritën e mësimeve të Zotit”! Koment nga Isaia 2:3-11 Në pamje të parë profecia flet për Sionin tokësor, por kryesisht dhe thellësisht i referohet Kishës, Sionit mendor. Profeti përdor fraza që lënë përshtypje të madhe për lavdinë e Sionit: “mali ku ndodhet shtëpia e Zotit do të vendoset në...
19 Μαρτίου, 2021 - 17:22
Τελευταία ενημέρωση: 19/03/2021 - 17:28

“Ejani të rregullojmë jetën tonë në dritën e mësimeve të Zotit”!

Διαδώστε:
“Ejani të rregullojmë jetën tonë në dritën e mësimeve të Zotit”!

“Ejani të rregullojmë jetën tonë në dritën e mësimeve të Zotit”!
Koment nga Isaia 2:3-11

Në pamje të parë profecia flet për Sionin tokësor, por kryesisht dhe thellësisht i referohet Kishës, Sionit mendor. Profeti përdor fraza që lënë përshtypje të madhe për lavdinë e Sionit: “mali ku ndodhet shtëpia e Zotit do të vendoset në majën e maleve dhe do të ngrihet mbi disa kodra” (vrg.2)! E gjithë shprehja i kalon shumë përmasat e Jerusalemit, qoftë edhe nëse disa shprehje konsiderohen si retorike dhe poetike. Jerusalemi dhe Tempulli i tij “nuk është mbi majat e maleve, – vënë re Gojëarti i hirshëm, – ndërsa fuqia e Kisha kapi qiellin” (EPE 8,260). Lavdia dhe mbizotërimi i Jerusalemit do t’i detyrohet Krishtit Mesia, prej të Cilit “do të ngrihet mbi të gjitha qytetet e botës” ( 37).

​Fraza “këtu do të vërshojnë tërë kombet”, është një arsye tjetër që mbështet mendimin e përmbushjes së kësaj profecie te Kisha, sepse në Tempullin e Jerusalemit “ndalohej rreptësisht hyrja e etnikëve në Tempull (Gojëarti 262). Vetëm hebrenjtë kishin të drejtë hynin në shtëpinë e adhurimit të Zotit. Me këto fjalë profeti i frymëzuar i jep një karakteristikë Ekumenike dhe mbarëbotërore Sionit – Kishës dhe nuk kufizohet në “kufijtë e ngushtë të kombit të Izraelit” (PT 38). Joshen dhe tërhiqen të gjithë kombet ne shpëtim (Shih dhe Jn.12:32).

​Madje vazhdon Profeti dhe shikon me vështrimin e tij profetik “shumë kombe” të marshojnë drejt Sionit, duke nxitur me entuziazëm njëri – tjetrin, me qëllim të dëgjojnë atje, “në shtëpinë e Perëndisë së Jakovit”, “rrugën e tij”, sepse nga Sioni do të vijë dhe do të shpallet “ligji dhe fjala e Zotit” (vrg.3).

Nuk bëhet fjalë thjeshtë për idhujtarët nga kombe të ndryshme që do t’i drejtohen dhe do të ndjekin judaizmin, por kryesisht për ata nga e gjithë bota që do të pjesëtar të Kishës së Mesias. Pas kthimit të Izraelitëve nga robëria babilonase në Sion, nuk tregon historia për kombe t’i drejtohen Jerusalemit që t’u ndriçuar nga Ligji i Moisiut, i cili veç kësaj nuk e ka burimin nga mali i Sionit, por ai i Sinait. Kur flet profeti zëmadh për Ligjin dhe fjalën e Zotit, që do të dal nga kodra e Sionit, nuk i referohet të kaluarës, domethënë dhënies së Ligjit në Sina, por të ardhmes; “kemi të bëjmë për një ligj dhe fjalë të re të Zotit (PT 39). Nënkupton “predikimin e ungjillit” (Theodhoriti). Fjala e Kishës, e cila filloi të shpallet në ditën e Pentikostisë prej apostujve të shenjtë të ndriçuar prej Shpirtit të Shenjtë, ndriçoi gjithë kombet. Zjarri i Pentikostisë, që ndriçoi në Sion përpara atyre që kishin ardhur atje “nga të gjithë kombet nën qiell”, ndriçoi në vazhdimësi “të gjithë dhenë” (Shih dhe Vep.2:8-11, 9:15, 10:45, 11:1,18, 13:46). Prandaj dhe himnografi i hirshëm i Kishës sonë psal në ditën e Pentikostisë: Ju, bijë të ndriçuar të Kishës, pranoni freskinë e Shpirtit të Shenjtë, i Cili pastron dhe zhdukë mëkatet. Tani që erdhi nga Sioni ligji i Ri, Hiri i Shpirtit të Shenjtë, që në formë gjuhësh të zjarrta qëndroi mbi çdo apostull.

Kjo fjalë e Zotit, vazhdon profeti, do të gjykojë jetën e kombeve. Zoti me fjalën e Tij të Shenjtë “do të jetë Gjykuesi, arbitri zotërues në mes të kombeve” (JJ 38). Do të ngacmojë ndërgjegjen e tyre. Për rrjedhojë të kësaj do të pushojnë luftërat. Do të mbizotërojë paqja. Armët do të bëhen vegla pune (vrg.4). Kjo kohë ideale i referohet epokës Mesianike. Domethënë “paqen” e “largët dhe të afërt” të cilën do të shpall “ligji dhe fjala e Krishtit” te “judenjtë dhe kombet” ((V. Madh 103). Dhe me të vërtetë sa u bënë anëtar dhe gjymtyrë (apo pjesëtar) e Kishës së Tij, ndonëse ishin armiq më parë (judenjtë me idhujtarët), tani janë vëllezër, jetojnë dhe udhëtojnë së bashku në paqe. “Tendenca e Ungjillit dhe e predikimi të tij është, në një anë, që të pushojnë armiqësitë ndërmjet tyre dhe nga ana tjetër mbizotërojë paqja midis tyre. Dhe përderisa do të mbizotërojë Ungjilli, do të mbretërojë fryma e paqes midis njerëzve” (PT 40). Që luftërat nuk kanë pushuar akoma, me gjithë shpalljen e Ungjillit, nuk ka të bëjë me pafuqishmërinë e Ungjillit, por te ajo që akoma edhe të ashtuquajtura kombe të krishtere nuk bënë Ungjillin busull të udhëtimit të jetës së tyre. (Shih dhe Ps.118:165, Vep.10:34-36, Rom.2:10, 3:17, Ef.2:13-19).

Për këtë në vazhdimësi profeti i madh nxit; “eja të ecim në dritën e Zotit” (vrg.5). Ejani të rregullojmë jetën tonë në dritën e mësimeve të Zotit. Kjo do të thotë që nuk jetonin deri atëherë ashtu si donte Zoti. I shtyn pra, “që të ndreqen pas gjithë atyre që kishin ndodhur” (Gojarti 278). I fton në pendim, sepse Zoti “ka braktisur populli e Tij”. Dhe meqenëse kemi të bëjmë me një profeci, mesazhi është se Perëndia do të braktisë popullin e Tij mëkatar, nëse nuk pendohet (vrg.6.).
​Referon në vazhdimësi sa bëri ky popull që nuk llogariti Ligjin e Tij (vrg.6-9). U mbush, thotë, vendi me fallxhinj dhe magjistarë, ashtu si vendi i Filistejëve, dhe mori shumë bijë nga martesa të paligjshme që ata lidhën me ta, gjë të cilën e pengonte në mënyrë të rreptë LIGji i Zotit. (Shih dhe Eks.22:18, Lev.19:31, LIGj.Për.18:10-11, Gjyq.21:23, 3Mb.11:1-3, 20:10, Tob.4:12-13).

Madje përdor katër herë fjalën “plot” që të tregojë sesa është përhapur rebelimi dhe pabesia e izraelitëve.
​Ishte vendi i mbushur me të gjitha të mirat, por i mungonte vetëm Perëndia i vërtetë, sepse e kishin braktisur vetë ata, prandaj në të vërtetë ishte i zhveshur dhe i shkretë! Ishte plot, thotë Profeti i Perëndisë, me argjend dhe ar të panumërt, dhe nuk e mbështeste më jetën e tij në përkujdesjen e Zotit, por në pasuritë e tyre. Mbushën tokën plot me kuaj dhe qerre ushtarake të panumërta, saqë të mendojnë në mënyrë egoiste se tashmë të mund të mundin vetë çdo armik dhe të mos varen nga Perëndia e tyre. “Krenarë për pasuritë e tyre dhe për fuqinë e kuajve të tyre, largoheshin ngadalë ngadalë nga shpresa te Perëndia” (Gojëarti 284). I akuzon këtu fjala profetike se janë bërë të pangopur nga fitimet dhe paratë dhe se janë zënë në kurthin e krenarisë dhe lavdidashjes. (Shih dhe F.Urt.29:23, 1Tim.6:17).

​U mbush vendi akoma, shton fjala e hyjnore, me idhuj. Fjalë karakteristike, të cilën përdor shpesh profeti, për të theksuar sesa neveri ka Zoti për idhujtarinë. Iu falën, shton, njerëzit perëndive, të cilët ata krijuan me duart e tyre, duke poshtëruar kështu veten e tyre. (vrg.8-9). Njeriu që u krijua sipas ikonës së Perëndisë dhe u nderua me anë të kësaj më tepër se të gjitha krijesat; njeriu i cili me fuqinë e logjikës, që i dha Krijuesi, për të zbuluar, u katandis të adhurojë veprat e pashpirt të duarve të tij! U errësua mendja e tij dhe adhuroi në të vërtetë veten e tij. Dhe ndërsa ishte mbretë i krijesës, ra dhe iu fal shpirtërori atyre që nuk kishin shpirt, sikur ato do të mund ta shpëtonin (V.Madh 108). Nuk do t’i fal, thotë Perëndia. Do t’i gjykoj. Do t’u kërkoj llogari që e çuan kaq poshtë krijesën time më të përsosur.

​Dhe i referohet në vazhdimësi me shprehje të rrepta, profeti Isaia, çfarë ka për të ndodhur, kur do të vijë ora e drejtësisë së Perëndisë (vrg.10-21). Madje është karakteristike që përsërit tre herë frazën “kur do të ngrihet për ta bërë tokën të dridhet”, për të theksuar se çfarë ka për të ndodhur kur të do të vijë zemërimi hyjnor në “ditën e Zotit”. Gjithashtu tre herë referon dhe frazën “dita e Perëndisë, “atë ditë”, për të treguar orën e tmerrshme të Gjyqit. (Shih dhe Am.5:18, Vep.17:31).

Fshihuni, thotë, në shpella dhe në guvat e tokës, që të mos shihni fytyrën e tmerrshme të Gjykatësit. Ndonëse sytë e Tij i shohin të gjitha. Përpara Tij njeriu është shumë i vogël dhe do të përulet akoma edhe njeriu më lartë i njerëzve mëkatar. Vetëm lartësia dhe madhështia e Zotit do të ndriçojë në ditën e Gjykimit, gjatë të cilës do të bjerë zemërimi i Tij te çdo gojë-ç’thurur dhe krenar, i cili mburret dhe e konsideron veten e tij si të rëndësishëm (vrg.10-12).

*Përkthim nga Vëllimi i 16, “Dhiata e Vjetër”, me shpjegime të Teologut të shquar Panajot Trebela, botuar nga vëllazëria “Zotir”, Athinë 2002!

 

 

facebook.com/MitropoliaFier

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων