19/03/2021 19/03/2021 Koment nga Isaia 1:19-2:3 Perëndia, nëse fton në pendim nuk detyron, ajo që të bëhet me detyrim nuk është e logjikshme as edhe virtyt, thotë, – shën Joan Damaskinoi (PG 94, 969). Respekton lirin e tyre të cilën Ai vet ua dhuroi njerëzve. Thjesht paraqet përpara tyre mundësin e dy rrugëve të cilat ata mund...
19 Μαρτίου, 2021 - 18:08
Τελευταία ενημέρωση: 19/03/2021 - 18:10

“Marrëdhënia e Perëndisë me popullin e Izraelit është aq e ngushtë dhe e brishtë saqë profeti e paraqet si një marrëdhënie midis dy bashkëshortëve. Kështu që edhe largimi i Izraelit nga Perëndia quhet shkelje kurore”!

Διαδώστε:
“Marrëdhënia e Perëndisë me popullin e Izraelit është aq e ngushtë dhe e brishtë saqë profeti e paraqet si një marrëdhënie midis dy bashkëshortëve. Kështu që edhe largimi i Izraelit nga Perëndia quhet shkelje kurore”!

Koment nga Isaia 1:19-2:3

Perëndia, nëse fton në pendim nuk detyron, ajo që të bëhet me detyrim nuk është e logjikshme as edhe virtyt, thotë, – shën Joan Damaskinoi (PG 94, 969). Respekton lirin e tyre të cilën Ai vet ua dhuroi njerëzve. Thjesht paraqet përpara tyre mundësin e dy rrugëve të cilat ata mund të ndjekin si dhe ‘frytin” e zgjedhjes së tyre, dhe i lë të lirë të zgjedhin. Nëse zgjidhni, thotë, rrugën e porosive të mia do të hani të mirat e tokës, do të mbusheni me bekime. Në rast të kundërt t’ju hajë thika. Lufta dhe fatkeqësia do të jenë pasojë e zgjidhjes suaj; e tha Zoti këtë, thekson profeti dhe është e pamundur të dalë e rremë. Gjithëfuqishmëria e Tij e bën “të besueshme fjalën” e Tij (Theodhoriti 231) (vrg.19-20).

​Sa e rëndësishme është me të vërtetë liria, me të cilën na pasuroi Perëndia. Nga përdorimi i mirë ose i keq i saj varet lumturia ose fatkeqësia jonë. (Shih dhe L.Për.30:15-20). Por gjithashtu tregohet sa i madh është edhe hiri i pendimit. Ky fakt, që Zoti u premton aq të mira izraelitëve nëse pendohen, siguron se: “çfarëdo që ekzistonte tek njeriu mëkatar nëpërmjet pendimit kjo pastrohet dhe konsiderohet nga Perëndia sikur të mos kishte mëkatuar dhe u jep atyre të mirat dhe dhuratat e Tij” (PT 30).

​Fjala në vazhdim bëhet e vajtueshme. Është e tillë për shkak të rënies morale të Jerusalemit, e cila përfundon në parathënie dhe kërcënime për dënimin e saj (vrg.21-26). Si u bë “një prostitutë” qyteti i besnik i Sionit, – thotë me dhimbje profeti. “Marrëdhënia e Perëndisë me popullin e Izraelit është aq e ngushtë dhe e brishtë saqë profeti e paraqet si një marrëdhënie midis dy bashkëshortëve. Kështu që edhe largimi i Izraelit nga Perëndia quhet shkelje kurore” ( 33). (Shih. Eks.24:15, Num.14:33, Jer.3:1, Jez.16:15, Mr.8:38, Jak.4:4). Atje ku mbizotëronte përkushtimi tek Ligjit i Perëndisë dhe kishte drejtësi, aty banojnë tani vrasësit dhe keqbërësit.

Kanë rënë, thotë profeti, të gjitha vlerat bashkë me rënien tuaj. Para juaj është e falsifikuar, vera e përzier me ujë, mashtrimi ekziston në pazar dhe në shoqërinë tuaj. Prijësit tuaj nuk llogarisnin Ligjin Hyjnor, në vend që të dënojnë vjedhësit bashkëpunojnë me ta; marrin dhurata dhe shikojnë interesin e tyre; harrojnë dhe lënë mënjanë detyrimet e tyre elementare që të mbrojnë jetimët dhe të vejat (vrg.22-23).

Këto fjalë na japin dhe një pamje të shoqërisë së sotme. Sa rëndësi ka me të vërtetë shembulli i prijëse për shoqërinë. “Shthurja e një kombi fillon me shthurjen e prijësit të saj. Kur ata shthuren fillon shkallë-shkallë dhe të shthuren bashkë me ta dhe të gjithë banorët” (PT 32).

​Për shkak të kësaj shthurje, thotë Zoti, që është i gjithëfuqishëm dhe zotëruesi i izraelit, do të hedhë poshtë, do të dënojë prijësit e shthurur. “Mjerë ju prijësit e shthurur do të njihni inatin tim, i cili nuk do të zbutet vetëm atëherë kur do t’ju dënojë. Do të bjerë rëndë dora ime mbi ju Jerusalem. Do të të kaloj nga zjarri i dënimit tim. Do të dërrmoj dhe do të zhduk të pabindurit dhe shkelësit e Ligjit Tim dhe do të përul të gjithë krenarët (vrg.24-25). Shën Joan Gojarti shpreh mendimin se këto fjalë kuptojnë përuljen që do të vijë prej skllavërisë së Babilonase (EPE 8,240).
​Dhe fraza “në zjarr do të pastroj” tregon se dënimi i Perëndisë ka qëllim pastrues. “Do të pastrojë” që të zbulohen të denjët (Eusebi 17). “Do të pastroj qytetin dhe popullin ashtu si argjendari pastron në zjarr argjendin” (Kirili 60). (Shih dhe F.Urt.17:3, Is.4:4).

​Pas pastrimit që do të vijë nëpërmjet dënimit, shton fjala profetike, do të vijnë gjërat në gjendjen e mëparshme, e cila ishte e pëlqyer në sytë e Perëndisë. Do të çlirohet qyteti nga “sëmundjet e pa shërueshme” dhe do të qëndrojnë ata të cilët do të tregojnë kujdesin e duhur që jeta e qytetit të rrjedh sipas Ligjit Hyjnor. Gjyqtarët dhe prijësit e qyteteve do të sillen në vazhdimësi ashtu si në kohët e vjetra të lavdisë së Izraelit. Do të bëhet përsëri Jerusalemi “qyteti besnik”; vendi ku do të mbizotërojë virtyti; qendra e të gjithë besimtarëve, të cilët do të frymëzohen prej shembullit të saj. Këto fjalë i referohen në radhë të parë situatës e cila do të mbizotëronte pas ardhjes nga internimi babilonas, “por që përmbushja e plotë e saj ka të bëjë me epokën Mesianike” ( 34). “Kjo pjesë i referohet epokës mesianike” (PT 34).

​Kjo do të bëhet, shton, sepse dënimi i qytetit erdhi për shkak të largimit të saj nga Perëndia. Por ky dënim nuk do të jetë shkatërrues, por pastrues dhe me dhembshuri. Dënimi i robërisë erdhi me të drejtë, por me “shumë njeridashje” (Gojëarti 242). Përfundimisht, mëshira e Zotit, shpëtojë “një mbetje”dhe solli atë në Sion, jo sepse e meritonte, por për shkak të mëshirës së tij të madhe. (Shih dhe Ef.2:1-7, Tit.3:3-5, 1Pjet.1:3) (vrg.27).

Por, thotë fjala profetike (vrg.28-31), Zoti nuk do të veprojë me të njëjtën mënyrë me njerëzit që nuk pendohen dhe nuk pranojnë të ndreqen. Ata nuk do të pastrohen, por do të shkatërrohen. Sa braktisën Zotin me vullnetin e tyre të lirë dhe u bënë idhujtar, dhe u dëfryen adhurimin e idhujve “në vendet e shenjta” do të shfarosen dhe do të duken si një kopsht që është tharë nga mos reshja.

Komentues të tjerë theksojnë se; idhujtari në Kanaan ishte një adhurim organik, i cili shoqërohej me imoralitet në kopshtet e Perëndisë Tammuz –Adonit. Ky Adoni i referohet mitologjisë greke, ku në “kopshtin e Adonit” në të cilët lulet mbilleshin, zhvilloheshin dhe thaheshin shpejt. I ngjashëm do të jetë dhe përfundimi i të pabesëve. Rënia do të jetë e tmerrshme dhe e pandreqshme. Do të thaheshin shpejt ngaqë adhurimi organik i idhujtarëve shoqërohej me “nxehtësinë e mishit”. Shton se do të digjet dhe nuk do të mund dikush të shuajë zjarrin, do të digjen menjëherë si kallamishte, ashtu si ndodhi me Sodomën, Gomorën dhe me Pompein e Italisë. Shkëlqimi, fuqia dhe magjepsja e mëkatarit është jetë shkurte. Njeriu që kërkon të ruajë pavarësinë nga Perëndia dhe kërkon lumturinë në burime të tjera të turbullta, mbytet dhe digjet brenda nxehtësisë së mëkateve të tij. Ky është mesazhi i madh i profecisë, por edhe i historisë së jetës së përditshme deri më sot.(Shih dhe Ps.72:27).
​Kapitulli i II-të

​Vargu i parë i këtij kapitulli është si një prolog i dytë i librit. I referohet grupimit të profecive, që përmblidhen në kapitujt 2-4 dhe vijnë prej fillimit të veprimtarisë së profetit.

​Profecia e parë – vegimi (vrg.1), i referohet lavdisë së ardhshme të Sionit. Në kapitullin e mëparshëm është folur për shkretimin e tij, ndërsa tani flet për ngritjen dhe lavdinë e tij, e cila do të ndodhë “në ditët e fundit” (vrg.2). Kemi të bëjmë për fundin e epokës para Krishtit dhe fillimin e epokës së Mesias, kur do të “vendos mbretërinë e Perëndisë në tokë nëpërmjet Kishës” (PT 38).

Në pamje të parë profecia flet për Sionin tokësor, por kryesisht dhe thellësisht i referohet Kishës, Sionit mendor. Profeti përdor fraza që lënë përshtypje të madhe për lavdinë e Sionit: “mali ku ndodhet shtëpia e Zotit do të vendoset në majën e maleve dhe do të ngrihet mbi disa kodra” (vrg.2)! E gjithë shprehja i kalon shumë përmasat e Jerusalemit, qoftë edhe nëse disa shprehje konsiderohen si retorike dhe poetike. Jerusalemi dhe Tempulli i tij “nuk është mbi majat e maleve, – vënë re Gojëarti i hirshëm, – ndërsa fuqia e Kisha kapi qiellin” (EPE 8,260). Lavdia dhe mbizotërimi i Jerusalemit do t’i detyrohet Krishtit Mesia, prej të Cilit “do të ngrihet mbi të gjitha qytetet e botës”.

​Fraza “këtu do të vërshojnë tërë kombet”, është një arsye tjetër që mbështet mendimin e përmbushjes së kësaj profecie te Kisha, sepse në Tempullin e Jerusalemit “ndalohej rreptësisht hyrja e etnikëve në Tempull (Gojarti 262). Vetëm hebrenjtë kishin të drejtë hynin në shtëpinë e adhurimit të Zotit. Me këto fjalë profeti i frymëzuar i jep një karakteristikë Ekumenike dhe mbarëbotërore Sionit – Kishës dhe nuk kufizohet në “kufijtë e ngushtë të kombit të Izraelit” (PT 38). Joshen dhe tërhiqen të gjithë kombet ne shpëtim (Shih dhe Jn.12:32).

​Madje vazhdon Profeti dhe shikon me vështrimin e tij profetik “shumë kombe” të marshojnë drejt Sionit, duke nxitur me entuziazëm njëri – tjetrin, me qëllim të dëgjojnë atje, “në shtëpinë e Perëndisë së Jakovit”, “rrugën e tij”, sepse nga Sioni do të vijë dhe do të shpallet “ligji dhe fjala e Zotit” (vrg.3).

*Përkthim nga Vëllimi i 16, “Dhiata e Vjetër”, me shpjegime të Teologut të shquar Panajot Trebela, botuar nga vëllazëria “Zotir”, Athinë 2002!

 

 

— facebook.com/MitropoliaFier

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων