03/06/2020 03/06/2020   – E Diela e VII pas Pashkës – E Etërve të Shenjtë të Sinodit të Parë Ekumenik – Veprat e Apostujve 20.16-28, 28-36. – “Kini pra kujdes për veten tuaj dhe për gjithë tufën, mbi të cilën Fryma e Shenjtë ju vuri ju kujdestarë, që të kullotni Kishën e Perëndisë, të cilën e fitoi...
03 Ιουνίου, 2020 - 11:25

GRIGJA DHE BARINJTE

Διαδώστε:
GRIGJA DHE BARINJTE

 

– E Diela e VII pas Pashkës – E Etërve të Shenjtë të Sinodit të Parë Ekumenik – Veprat e Apostujve 20.16-28, 28-36. –

“Kini pra kujdes për veten tuaj dhe për gjithë tufën, mbi të cilën Fryma e Shenjtë ju vuri ju kujdestarë, që të kullotni Kishën e Perëndisë, të cilën e fitoi me gjakun e tij.”
v.28.

Të Dielën na u shfaqen para nesh, me kurorën e lavdisë Hyjnore, Etërit e Shenjtë dhe hyjmbajtës të Sinodit të Parë dhe të Shenjtë Ekumenik – në Meshën Hyjnore lexohet teksti nga Veprat e Apostujve.

Këtu Apostull Pavli flet për grigjën dhe për delet logjike të Kryebariut Jisu Krisht dhe për barinjtë – Episkopët dhe Priftërinjtë – gjithashtu dhe për kërcënimin e herezive, duke dhënë këshilla për përballimin e rrezikut dhe shpëtimin e grigjës.

Shën Pavli, duke shkuar, pa humbur kohë, për në Jerusalem e gjykon të nevojshme të qëndrojë në portin e Militit dhe aty të takohet me Priftërinjtë e Efesit, të cilët i kishte lajmëruar, që para tre ditësh, për një mbledhje baritore.

Gjatë takimit, Shën Pavli u rekomandon barinjve të kenë kujdes, kujdes të vazhdueshëm dhe së pari të kujdesen për veten e tyre dhe pastaj për grigjën.

Përse së pari për veten e tyre ?

Sepse çdo njeri, nëse nuk do të jetë hipokrit, së pari duhet të kujdeset për korrigjimin dhe jetën shpirtërore të vetes së tij.

Barinjtë – si mësues dhe drejtues – duhet të jenë shumë më tepër të kujdesshëm, së pari për sjelljen e tyre, sepse drejt tyre janë kthyer sytë e të gjithëve dhe shembulli i tyre ka ndikim të madh tek grigja.

Le të jenë të kujdesshëm, pra, për mësimdhënien e tyre, të jetë e shëndoshë, dhe jetën e tyre, të jetë e shenjtë.

Le të kujdesen dhe për grigjën se në çfarë gjendje ndodhet, le të ndjekin sjelljen e secilës dele logjike, le të mjekojnë çdo të plagosur, le ta kthejnë delen e mashtruar.

Që të theksojë përgjegjësinë e madhe të barinjve, Apostulli u thekson se, në detyrën e tyre, nuk i vendosi ndonjë engjëll apo kryeengjëll.

Shpirti i Shenjtë vendos barinjtë ashtu si Ati edhe Biri. Shpirti i Shenjtë është personi i Trinisë së njëqënëshme dhe me të njëjtën fuqi.

Perëndi i vërtetë, që buron prej Atit Perëndi të vërtetë.

Gjithashtu, Shën Pavli u kujton barinjve se nuk drejtojnë një komunitet, apo një bashki, apo qarkun, por Kishën e Zotit dhe Perëndisë, të cilën e fitoi me gjakun e Tij.

Zoti Perëndi u bë njeri dhe derdhi gjakun e Tij, që të shpërblejë Kishën.

Është karakteristike urata e Priftit në Proskomidhi kur ngre Meshën gjer në ballë dhe thotë :

“ Na çlirove prej mallkimit të ligjit, me gjakun tënd të çmuar; duke u mbërthyer në kryq, e duke u shpuar me shtizë, u bëre burim pavdekësie për njerëzit, Shpëtimtari ynë, lavdi më ty .”

Këto fjalë të Shën Pavlit tregojnë sa e madhe është Kisha dhe sa i madh është themeluesi i Kishës, që është Krishti.

Krishti është “Zoti dhe Perëndia” .

Vargjet e pjesëve tek Joani 20, 28 dhe Veprat e Apostujve 20, 28, janë dy pasazhe të ngjashme dhe të përndritura për Hyjninë e Zotit Krisht, le t’i shikojnë heretikët, Dëshmitarët e Jehovait dhe Protestantët – Ungjillorët.

Veçanërisht Apostulli “tërheq vëmendjen e Episkopëve për sa i përket heretikëve”.

Episkop, do të thotë: kryetar, mbikëqyrës, roje, ikonom, drejtues.
Jemi në fillim të dallimit të rolit të të tre gradëve të priftërisë.

Prandaj Ikumeni i hirshëm, shpjegues i Shkrimit të Shenjtë, vëren me saktësi :
“ Ata që më pari i quajti priftërinj këtu i quan episkop, sepse dhe priftërinjtë duhet të mbikëqyrin grigjën logjike të Kishës .”

U tërheq veçanërisht vëmendjen duke u thënë :

Pasi unë të jem larguar, do të hyjnë në grigjë armiqtë e Kishës, domethënë heretikët, të cilët, si ujqër të egër dhe të pamëshirshëm, s’kanë për ta kursyer tufën.
Këta, do të shfaqen me rrobën e bariut, ndërsa në thellësi do të kenë dëshirën e ujkut, kur do të gjenden midis deleve, prandaj janë të rrezikshëm.

Është shkatërrim për besimtarët.

“Edhe prej jush vetë”. v. 30., nga ju të krishterët e Efesit dhe të vendeve përreth, me të vërtetë letrat baritore tregojnë të vërtetë këtë profeci.

Përmenden mësues të rremë dhe gjashtë janë nga Efesi, Imeneu dhe Aleksandri, Figjeli dhe Hermogjeni, Filiti, Diotrefi. 1 Timotheut 1, 20; 2 Timotheut 1, 15; 2 Timotheut 2, 17; 3 Joanit 1, 9.

Të gjithë këta kanë si karakteristikë të përbashkët se dëshirojnë, që nxënësit e tyre të varen vetëm nga ata.

Nuk i fitojnë për Krishtin, por për veten e tyre, për mburrjen e tyre.

Ja shtysa e heretikëve, lavdidashja për të bërë “kishën” e tyre, të jenë ata kryetar të njerëzve dhe jo Krishti.

Të ndjekin ata të krishterët dhe jo Krishtin !

Krenaria në zenit !

Herezia është gjëja me keqe në botën e krishterë. Dhe heretiku është i ngjashëm me Eosforin.

Larg heretikëve !

Larg Protestantëve – Ungjillorëve dhe Dëshmitarëve të Jehovait !

Nuk i punojnë Krishtit, por egoizmit të tyre, interesave të tyre dhe satanait, kryelartit të parë dhe shtrembëruesit të së vërtetës.

Dhe heretikët e sotëm, a nuk bëjnë të njëjtën gjë ?

Shikoni Dëshmitarët e Jehovait, janë të veçantë në shtrembërimin e së vërtetës së Ungjillit.

Falsifikojnë tekstet e hirshme, shtrembërojnë fjalët e Shkrimit të Shenjtë.
Nuk ka asnjë gjurmë të së vërtetës në fjalët e tyre. Vetëm gënjeshtra dhe mashtrime ka në idetë e tyre. Përziejnë dhe turbullojnë ujin e kristaltë të mësimdhënies së Krishtit dhe të Kishës.

Ata vetë janë të këqij dhe të mbrapshtë.

Çfarë lidhje mund të kenë këta me të vërtetën ?

Mos mundet “ një pemë e kalbur të bëjë fryte të mira ? ”
Mattheu 7.18.

▪︎ “ Rrini zgjuar ”
Shën Pavli na tregon mënyrën me vendosmëri për të përballuar ujqërit.

Kjo thirrje e Apostullit të madh jehon dhe në veshët tanë dhe në zemrat tona.

“Rrini zgjuar”, ju barinj – Kryepriftërinj dhe Priftërinj !
Ju që keni marrë urdhër nga Krishti që të kullosni qengjat e Tij”.

Qëndroni zgjuar në vathën e deleve logjike, në bedenat e Kishës dhe ujqërit nuk do të hyjnë.

“Rrini zgjuar” edhe ju të krishterët, secilido prej jush !

Keni thesar në zemrën tuaj.
Besën e drejtë, të vërtetën e Krishtit.

Këtë thesar duan t’jua rrëmbejnë heretikët.

Mos u ndikoni nga fjalët e ëmbla që ju thonë. Qëndroni zgjuar, të palëkundur dhe të vendosur brenda vathës së Kishës.

Duke u larguar Apostulli ia kushton besimtarët Perëndisë dhe fjalës së Perëndisë.

“Edhe tani, o vëllezër, ju lë juve në Perëndinë, edhe në fjalën e hirit të tij, i cili mund t’ju ndërtojë e t’ju japë juve trashëgim në mes të gjithë të shenjtëruarve.”
v. 32.

Dhe duke mbaruar Shën Pavli këtë fjalimin e tij përshëndetës, kërkon dëshminë e dëgjuesve dhe nxënësve të tij, për pastërtinë e tij dhe u tregon duart e tija me kallo.

Asnjë gjurmë shfrytëzimi nuk ekzistonte në shpirtin e Shën Pavlit.
Jeta e tij, një sakrifikim i vazhdueshëm për dashurinë e Krishtit dhe të vëllezërve.
Ofronte predikimin, jepte ndihma materiale nga puna e tij, duke dhënë njëkohësisht shembull lëmoshe për të dobëtit nga mundimi personal.

Si mbyllje të predikimit të tij, përdor një fjalë të Zotit për dashurinë praktike, lëmoshën :

“Lumturi më e madhe është të japë njeriu se të marrë”.
v. 35.

Kjo fjali e bukur nuk përfshihet në Ungjijtë; por u ruajt për hir të kujtimit gojor të Shën Pavlit. Dhe në shkrimin e Ungjillor Lukait në Veprat e Apostujve.

Nga perceptimi i botës, lumturi është të marrë njeriu.

Por, sipas mësimdhënies së Zotit, lumturi është e kundërta.

Shën Pavli jepte dhe nuk merrte asgjë nga njerëzit.

Tronditëse dhe e paharrueshme është skena e ndarjes së Shën Pavlit nga nxënësit e tij dhe barinjtë e Efesit, për të ardhur në ndjenjën e përsosmërisë së krishterë, në ndjenjën e papërsosmërisë sonë dhe në lot mallëngjimi për dashuri dhe sakrificë dhe në vetëmohimin e atij, që kaloi nga trojet tona dhe na bëri të krishterë.

Nxënësit dhe barinjtë e Efesit e përqafonin, e puthnin përsëri dhe përsëri, i përgjëroheshin të mbetej me ata edhe për pak akoma dhe e shoqëronin me dashuri të nxehtë deri në anije.

Vëllezërit e mi të dashur më Krishtin !

Le të zbulojmë vlerat e përjetshme të Ungjillit, të cilat do na ofrojnë mundësinë e një njohje më të mirë me veten tonë dhe të forcuar shpirtërisht të ndihmojmë në përmirësimin e shoqërisë sonë.

T’i drejtojmë saktë fuqitë tona dhe t’i shërbejmë bashkësisë shoqërore, që të bëhet bota Kishë.

U bëftë !

Me Urime të Përzemërta dhe Bekime të Shumta :

† I G N A T I
Mitropoliti i Beratit , Vlorës dhe Kaninës .
Zyra e Katekizmit KOASH/facebook

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων