11/06/2020 11/06/2020 E enjte, 11 qershor 2020 – Shenjtori i ditës. Apostujt Vartholomeu e Varnava. Dëshmorët në Kinë. Llukai i Krimesë, mjek. – Apostull Vartholomeu.- Njëri prej të Dymbëdhjetëve. Identifikohet me apostullin Nathanail (22 prill), sepse te Mt.10:3; Mk.3:18; Llk. 6:14; Vep.1:13 renditet te nxënësit e Krishtit vetëm si Vartholomeu, ndërsa te Jn. 21:2 vetëm si Nathanail....
11 Ιουνίου, 2020 - 11:43

Apostull Vartholomeu

Διαδώστε:
Apostull Vartholomeu

E enjte, 11 qershor 2020 – Shenjtori i ditës.

Apostujt Vartholomeu e Varnava. Dëshmorët në Kinë. Llukai i Krimesë, mjek.

– Apostull Vartholomeu.-

Njëri prej të Dymbëdhjetëve. Identifikohet me apostullin Nathanail (22 prill), sepse te Mt.10:3; Mk.3:18; Llk. 6:14; Vep.1:13 renditet te nxënësit e Krishtit vetëm si Vartholomeu, ndërsa te Jn. 21:2 vetëm si Nathanail.
Gjithashtu, gjithnjë përmendet së bashku me apostull Filipin (14 nëntor), ndërsa te Jn.1:46-52, pikërisht ky i fundit e solli te Jisui. Rrjedhimisht, nga dy emrat që kishte, siç e kishin zakon hebrenjtë, Joanit i pëlqente “Nathanail” (do të thotë dhuratë e Perëndisë) në vend të emrit atëror “Vartholome” (hebraisht do të thotë: bir i Tholomeut), nga i cili dimë se do të ishte më i njohur.

Rridhte nga Kana e Galilesë (Jn. 21:2) dhe u thirr nga Filipi për të njohur Mesinë, “Nazareasin”. Edhe pse si njohës i Ligjit të Dhiatës së Vjetër e priste nga Betlehemi, shkoi përfundimisht te Shpëtimtari, i Cili e lëvdoi si izraelit të kulluar.
Madje i shpjegoi se e kishte parë ndërsa ishte larg, nën një pemë fiku, dhe i sapoardhuri, i habitur, thirri: “Rabi, ti je i Biri i Perëndisë”! Mësuesi e siguroi atëherë se në të ardhmen do të shihnin mrekulli më të mëdha (Jn.1:46-52). Sipas traditës, ai predikoi tek indianët, të cilëve u dorëzoi Ungjillin sipas Mattheut. Por ai u kryqëzua nga idhujtarët në Armeni. U vendos nga besimtarët në një arkë mrekullibërëse prej guri, që tërhiqte turma njerëzish.

Për këtë, të pabesët e hodhën në det. Por ajo lundroi në ishujt Lipare, në veri të Sicilisë ku e morën, siç e kishte porositur apostulli episkopin e atjeshëm.
Meqenëse nuk ishin të një mendjeje, përpiqeshin ta tërhiqnin disa në një drejtim, të tjerë në drejtim tjetër. Ajo mbeti e palëvizur, derisa kryeprifti e lidhi në dy dema, të cilët e çuan lirshëm diku. Rrugës largoi një ishull të vogël aty afër që nxirrte ujëra të nxehta dhe dëmtonte Liparen!

Kur ishulli u shkretua nga agarinejtë (shekulli i 9-të), e morën banorët e Benevendos në Itali. Sa më sipër kremtohen më 25 gusht. Rreth vitit 1000 lipsani u transferua në Romë.

* * * *

– Apostull Varnava. –

Një nga Shtatëdhjetë Apostujt. E paraqesin kryesisht kapitujt 4 dhe 11-15 të Veprave të Apostujve. Hierapostulli i dëgjuar i Antiokisë dhe, rrjedhimisht, udhëheqës i të krishterëve të atjeshëm, ishte një hebre levit nga Qiproja, “një njeri i mirë dhe plot me Shpirt të Shenjtë e besë”(Vepr. 11. 24).
Ishte tepër human, kishte shitur arën e tij dhe paratë i hodhi në arkën e përbashkët të Kishës.

Nga Josi, që quhej fillimisht, mori emrin Varnava (hebraisht: bir nxitës ose ngushëllues), madje udhëhoqi Pavlin (29 qershor) në fillimet e kthimit të tij në besimin e krishterë. Me porosi hyjnore u zgjodh dhe u dërgua së bashku me Pavlin në Qipro dhe në Azinë e Vogël. Ky ishte udhëtimi i parë apostolik (vitet 47-48).

Në vitin 49 morën pjesë në Sinodin Apostolik të Jerusalemit, ku çliruan të krishterët nga dispozitat judaike, por më vonë Varnava tërhiqet. Duke programuar një udhëtim të dytë, u ftohën me njëri-tjetrin, sepse Pavli nuk e donte tashmë nipin e Varnavës, shën Markun (30 tetor), sepse e kishte braktisur gjatë udhëtimit të parë.

Kështu Varnava, duke marrë me vete Markun, lundroi drejt Qipros, por të dy Apostujt, nga sa duket, kanë bashkëpunuar përsëri në vitin 56. Sipas të gjitha gjasave, Varnava veproi më pas në Aleksandri, Romë, ndoshta edhe në Milano.
Së fundi, izraelitët e Salaminës së Qipros, duke pasur smirë ndaj krijuesit e Kishës së atjeshme, e qëlluan me gurë dhe hodhën lipsanin në zjarr, i cili mbeti i paprekur (11 qershor 57 ).Kur një heretik, kryepiskopi i Antiokisë, përpiqej të nënshtronte Kishën e Qipros, Apostulli ia zbuloi në vizion varrin e tij episkopit të Salaminës, Anthemit. Dhe vërtet, lipsani i tij i nderuar u gjet më 488, duke mbajtur në kraharor Ungjillin sipas Mattheut.

“Letra e Varnavës”, një tekst i lashtë, nuk i përket apostullit, ndërsa disa e konsiderojnë si autorin e Letrës drejtuar Hebrenjve të Dhiatës së Re.
Radio “Ngjallja”/facebook

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων