15/03/2021 15/03/2021 Në Lavrën e manastirit të Shpellave të Kievit, në shekullin e XII, ishin dy murgj, një hieromonak (prift-murg) i quajtur Tito dhe një hierodhjakon, i quajtur Evagri. Mbasi kishin jetuar për disa vite në paqe dhe miqësi ata, për shkak të disa gjërave, u bënë armiq dhe filluan ta urrenin njëri-tjetrin. Dashakeqësia e tyre për...
15 Μαρτίου, 2021 - 16:56
Τελευταία ενημέρωση: 15/03/2021 - 16:58

FUQIA E FALJES

Διαδώστε:
FUQIA E FALJES

Në Lavrën e manastirit të Shpellave të Kievit, në shekullin e XII, ishin dy murgj, një hieromonak (prift-murg) i quajtur Tito dhe një hierodhjakon, i quajtur Evagri. Mbasi kishin jetuar për disa vite në paqe dhe miqësi ata, për shkak të disa gjërave, u bënë armiq dhe filluan ta urrenin njëri-tjetrin.

Dashakeqësia e tyre për njëri-tjetrin zgjati për shumë vite dhe madje ata, pa qenë të pajtuar ndërmjet tyre, guxuan të meshonin dhe të blatonin para Perëndisë sakrificën e pagjakshme. Sado që vëllezërit i këshillonin ata shpesh për të hedhur tej zemërimin dhe të jetonin në paqe dhe harmoni me njëri-tjetrin, gjithçka ishte e kotë.

Ndodhi që Tito u sëmur rëndë. Duke parë se vdekja ishte afër, ai filloi të vajtonte hidhur për mëkatet e tij dhe dërgoi dikë tek armiku i tij për të kërkuar falje. Por, Evagri as nuk donte të dëgjonte për këtë çështje, madje filloi ta mallkonte dhe shante ashpër atë. Vëllezërit, duke parë me keqardhje një marrëzi kaq të madhe, e morën me forcë dhe e çuan Evagrin pranë vëllait që ishte duke vdekur.

Tito, duke parë armikun e tij, u ngrit nga shtrati i tij, i ndihmuar nga të tjerët dhe u ul para tij, duke i kërkuar falje me lot në sy. Por Evagri u tregua kaq mizor, saqë ktheu kokën nga ana tjetër dhe me tërbim thirri më zë të madh: ‘As në këtë jetë dhe as në tjetrën, nuk dua të pajtohem me këtë njeri!’

Pastaj, menjëherë trupi i Evagrit u shkëput nga duart e vëllezërve dhe ra me zhurmë përdhe. Murgjërit donin ta ngrinin lart, por u habitën shumë kur panë se ai kishte vdekur dhe tashmë trupi i tij ishte aq i ftohtë, sikur të kishte vdekur prej kohësh.

Habia e tyre u shtua akoma më shumë kur hieromonaku Tito, në të njëjtën kohë, u ngrit krejtësisht i shëruar, sikur të mos kishte qenë kurrë i sëmurë. Të frikësuar nga kjo ngjarje e pazakontë, ata u mblodhën rreth Titos dhe po e pyesnin se çfarë ishte kjo gjë.

Ai u përgjigj: ‘Kur unë mëkatari u sëmura rëndë dhe isha i zëmëruar me vëllanë tim, pashë engjëjt që u larguan nga unë, duke vajtuar për humbjen e shpirtit tim dhe pashë, gjithashtu, frymërat e liga duke u gëzuar. Kjo është arsyeja që unë dëshiroja, më shumë se çdo gjë tjetër, të pajtohesha me atë. Por, në kohën që ai u soll këtu dhe unë u përula para tij dhe ai filloi të më mallkonte, pashë një engjëll të tmerrshëm që e goditi atë me heshtën e tij dhe ky i gjori u shëmb përdhe i vdekur. Pastaj, i njëjti engjëll, shtriu dorën e tij tek unë dhe më ngriti nga shtrati i vdekjes.’

Murgjërit vajtuan për vdekjen e frikshme të Evagrit dhe qysh prej asaj kohe, filluan të kujdeseshin akoma më shumë që mos t’i zinte perëndimi i diellit në zemërim.
Ndërsa murgu Tito i shtoi shumë përpjekjet e tij, duke u bërë i njohur, si për përulësinë e tij të veçantë, ashtu edhe për mrekullitë që ai bëri, sepse hiri i Perëndisë, si shpërblim i përuljes dhe faljes, ishte gjithmonë me të.

Ai fjeti në dhjetëvjeçarin e fundit të shekullit XII dhe përkujtohet në 27 Shkurt.

 

Mitropolia e Shenjtë Korçë / Facebook

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων