15/04/2024 15/04/2024 E hënë, 15 prill 2024 – Shenjtori i ditës. Dëshmor Kriski. Hierodëshmor Leonidhi i Athinës. Dëshmor Sukia bashkë me shokët e tij, në Gjeorgji. Oshënar Paterni. JEMI NË KRESHMËN E MADHE TË PASHKËS (18 MARS – 5 MAJ) – DËSHMOR SUKIA DHE SHOKËT E TIJ – Shën Sukia dhe shokët e tij vinin nga familje...
15 Απριλίου, 2024 - 16:43

Dëshmor Kriski. Hierodëshmor Leonidhi i Athinës. Dëshmor Sukia bashkë me shokët e tij, në Gjeorgji. Oshënar Paterni.

Διαδώστε:
Dëshmor Kriski. Hierodëshmor Leonidhi i Athinës. Dëshmor Sukia bashkë me shokët e tij, në Gjeorgji. Oshënar Paterni.

E hënë, 15 prill 2024 – Shenjtori i ditës.
Dëshmor Kriski. Hierodëshmor Leonidhi i Athinës. Dëshmor Sukia bashkë me shokët e tij, në Gjeorgji. Oshënar Paterni.
JEMI NË KRESHMËN E MADHE TË PASHKËS (18 MARS – 5 MAJ)
– DËSHMOR SUKIA DHE SHOKËT E TIJ –
Shën Sukia dhe shokët e tij vinin nga familje princash dhe ishin në shërbim të mbretit të Armenisë Artasi. Kur shën Voskeanku, dishepull i apostull Tade (24 gusht), arriti në Armeni që të shpallte ungjillin, ata e pritën me zell lajmin e shpëtimit dhe u pagëzuan prej tij.
Kur mbretëresha Sathenik e mori vesh këtë, e ndaloi hyrjen në pallat të nxënësit të apostullit. Voskeanku u fsheh dhe dishepujt e tij e ndoqën. U kapën nga oborrtarët të cilët më kot i bindnin të ktheheshin në pallat. Sukia dhe shokët e tij shpallën se dëshironin të mbeteshin gjithnjë të bashkuar përballë çdo gjëje që do të ndodhte. Voskeanku pësoi martirizimin, por nuk guxuan t’i preknin princat që u fshehën në malin Zrabash, i cili më vonë mori edhe emrin e shenjtit: Sukavet.
Atje qëndruan për 44 vjet në jetë asketike, të veshur nga Perëndia me lëkurë të trashë leshi dhe ushqeheshin me atë që natyra u jepte. Kurrë nuk sëmureshin, imituan engjëjt me lutjet e tyre të pandërprera. Pas vdekjes së mbretit, pasuesi i tij, kur mësoi se princat e mbretërisë kishin braktisur çdo gjë që të jetonin si të krishterë, dërgoi një ekspeditë ushtarake në kërkim të tyre.
Kur i zbuluan në mal të veshur me lëkurë kafshësh, ushtarët menduan se nuk ishin qenie njerëzore. Pyetjeve të komandantit, Sukia u përgjigj se e kishin braktisur botën që të jetonin një jetë në paqe, të përkushtuar te Perëndia, me shpresën tërësisht tek Ai. Iu premtuan se do të bënin një jetë me kënaqësi po të ktheheshin në pallat, por ata shpallën se ishin shërbëtorë të Jisu Krishtit. I morën dhe i torturuan, dhe në fund ua prenë kokat.
Shën Jakovi dhe shën Theodhosi mundën të shpëtonin, ata i varrosën trupat e shokëve të tyre dhe qëndruan në vendin e asketizmit të tyre. Mes pelegrinëve që vinin për të nderuar lipsanet e martirëve të shenjtë u mblodh një vëllazëri e madhe. Në fund të shekullit të 3-të, shën Grigori, ndriçuesi i Armenisë (30 shtator) themeloi në këtë vend një kishë e një manastir. Një burim rrodhi nga varri i shenjtorëve, të cilët shëronin në veçanti lebrozët.

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων