19/11/2020 19/11/2020 I fshehur për 45 vjet në fondin e muzeut të fierit, epitafi i kishës së Shën Gjergjit, ngjalli kureshtjen e studiuesve, kur 6 vjet më parë u ekspozua në pavionin e ikonografisë. I përket një kohe kur mjeshtërit e pikturës kishtare krijuan kryevepra, por mbi të nuk ka asnjë të dhënë për autorin. Nga kisha...
19 Νοεμβρίου, 2020 - 17:57
Τελευταία ενημέρωση: 19/11/2020 - 18:05

Epitafi i kishës së Shën Gjergjit ngjall kureshtjen e studiuesve: Qëndroi i fshehur për 45 vjet

Διαδώστε:
Epitafi i kishës së Shën Gjergjit ngjall kureshtjen e studiuesve: Qëndroi i fshehur për 45 vjet

I fshehur për 45 vjet në fondin e muzeut të fierit, epitafi i kishës së Shën Gjergjit, ngjalli kureshtjen e studiuesve, kur 6 vjet më parë u ekspozua në pavionin e ikonografisë.

I përket një kohe kur mjeshtërit e pikturës kishtare krijuan kryevepra, por mbi të nuk ka asnjë të dhënë për autorin.

Nga kisha e Shën Gjergjit, shembur gjatë valës antifetare në fund të viteve 60′, epitafi i ruajtur ne muzeun e Fierit është objekti më i çmuar që mbijetoi.

“Të paktën origjina e tij është e kishës së Shën Gjergjit në Fier që nga viti 1967 është i ruajtur në muzeun historik në Fier”, është shprehur drejtori i muzeut të Fierit Ilirjan Gjika.

 

 

Kisha e Shën Gjergjit ishte 240 vjeçare kur u shemb. Përpara saj një tjetër kishë, ajo e Shen Merise e shekullit të 15-të, mund të ketë përdorur këtë epitaf. Historia ka treguar se epitafët rrugëtojnë nga një kishë te tjetra ndaj është e vështirë të kuptohet se cilës periudhë i përket epitafi i fierit

“Ne kemi epitafin më të vjeër të krijuar në Shqipëri ai është epitafi i Gllavenicës që është i 22 marsit i vitit 1373. Kur Ballshi i sotëm e përfundoi misionin e saj si peshkopatë të gjithë objektet e kishës katedrale i kaluan qendës peshkopatës së Beratit, dhe deri në vitin 1967 epitafi u ruajt në katedralen e Beratit dhe që nga ai vit tashmë është në mozeun historik”, ka thënë ndër të tjera ai.

Pavarësisht shekujve, ngjyrat e objektit kishtar janë ende të forta. Ashtu si gjurmët e qirinjve edhe personazhet përreth Jezusit janë të dallueshëm por nuk dihet identiteti I pjesës më të madhe të tyre.

Zbardhja e misterit të këtij objekti do të kërkojë jo vetëm kohë por edhe një grup ekspertësh mes të cilëve edhe epigrafistë. Por përpara kësaj duhet restauruar.

Ndryshe nga ikonat që piktouroheshin në dru, epitafët kanë bazë pëlhurën e lirit ç’ka e bën të vështirë ruajtjen e tyre.

 

abcnews.al

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων